1. INSTALIMI I PAISJES PËR LIDHJE NË RRJET (ANTENËS)
Paisjet që huazohen përfshijnë: antënën për qasje në rrjetë me kabllo UTP/FTP deri tek premisat e klientit. Të gjitha paisjet huazohen falas, por obligoheni që t'i ktheni ato në momentin e skadimit të kontratës.Paisjet ju instalohen në afat më të largët prej 48 orëve (ditë pune) dhe instalimi nuk zgjat më shumë se 1 orë.
  
     2. INSTALIMI I PAISJES TELEFONIKE (VOIP ADAPTER)
Gjithashtu ne ua huazojmë edhe paisjet e nevojshme për të realizuar thirrjet telefonike përmes teknoogjisë VOIP.Krejt çka ju duhet është të keni aparat telefonik të thjeshtë të cilin e lidhni në VOIP ADAPTER-in.
  
     3. REGJISTRIM I DOMAIN EMRIT TUAJ APO TRANSFER NË SERVERËT TANË
Me produktin Biznet Combo, ju takon edhe regjistrimi FALAS i domain emrit tuaj (.com, .net, .org) për 1 vit. Në qoftëse ju e keni të regjistruar domain emrit diku tjetër ne inicojme transferin që ta bartim atë në serverët tanë të webhostingut dhe email.


 Artmotion NPSH / Prishtinë, Kosovë. / +381 38 247957 / office [at] artmotion.net